Ermal Krasniqi u shit në afatin kalimtar të dimrit te Rapid Bukuresht nga Cluj dhe për këtë ka folur presidenti i klubit, Nelu Varga.
Mediat shkruan se kalimi i Ermal Krasniqit te Rapid Bukureshti u bë për një çmim pesë herë më të ulët se ai i dëshiruari nga klubi, pasi flitej se ai kërkohej nga Lazio për 5 milionë euro.
Megjithatë, Varga nuk është penduar që ka hequr dorë nga Krasniqi dhe vendimin e tij e ka shpjeguar për “Pro Sport”.
“Nuk jam penduar që e kam shitur. Ishte një marrëveshje e mirë, vlerë për paratë. Ai është një lojtar i mirë me potencial për momentin, por nuk mund ta vlerësoni më lart nëse ai nuk paraqitet vazhdimisht mirë”.
“Është lojtar i vlefshëm, por jo konstant”, ka thënë pronari i Clujit, Varga.
Ermal Krasniqi në stinorin vjeshtor kishte 17 ndeshje te Cluj, ku nuk shënoi asnjë gol dhe kishte dy asistime.
Sulmuesi i krahut te Rapid Bukureshti për nëntë ndeshje ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë. /Telegrafi/
sport,Cluj,ermal krasniqi,rapid buchuresht , Cluj,ermal krasniqi,rapid buchuresht