Kylian Mbappe do të largohet nga PSG në verë dhe të bëhet lojtar i Real Madridit, ndërsa në anën tjetër Barcelona ka filluar të insistojë për Erling Haaland.
Fabrizio Romano shkroi se sulmuesi francez do të fitojë rreth 20 milionë euro në sezon, njëjtë si yjet më të mëdhenj aktualë të Real Madridit, Jude Bellingham dhe Vinicius Junior.
Tani, tifozët e Barcelonës presin të shohin se si do t’i përgjigjet klubi i tyre me një mega transferimi të tillë.
Mundo Deportivo pretendon se ka mësuar për një plan me të cilin drejtori sportiv Deco planifikon të kërcënojë Real Madridin.
Gjegjësisht, mediat katalanase pretendojnë se Deco dhe Rafaela Pimienta, menaxherja e fuqishme që trashëgoi punën nga Mina Raiola, janë takuar në Barcelonë për të diskutuar për ardhjen e mundshme të Haaland në klubin spanjoll.
Sipas Mundo Deportivo, Haaland aktualisht është i fokusuar vetëm te Manchester City, por ideja e Barcelonës nuk është e pamundur për të në të ardhmen.
“Norvegjezi mund të tronditë të gjithë me një vendim në verë”, thonë spanjollët, të cilët pretendojnë se Haaland mund të shkaktojë vetë një largim nga Man City.
Barcelona dëshiron Haaland si zëvendësues të Robert Lewandowski, të cilin duan ta largojnë sepse është gati të mbushë 37 vjeç. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,Erling Haaland,la liga , BARCELONA,Erling Haaland,la liga