Armando Broja u kthye të luajë një ndeshje si titullar për Kombëtaren shqiptare. Diçka e tillë nuk ndodhte që nga 16 nëntori i vitit 2022 në miqësoren e humbur 1-3 ndaj Italisë. Sulmuesi aktual i Fulham u preferua nga minuta e parë, në miqësoren e sotme që u humb 1 me 0 ndaj Suedisë.
Impakti i Brojës ishte i pamohueshëm, teksa me këtë sfidë mund dhe të ketë bindur Sylvinhos për ftesën në Europian. Në anën tjetër dhe kritikët e shumtë, panë Brojën të shënonte një gol, që u anulua për pozicion të parregullt.
Po ashtu rasti më i dyshimtë i ndeshjes erdhi po nga Broja. Sulmuesit të Kombëtares shqiptare nuk iu akordua një penallti, ndërsa protestat nga ana e tij nuk munguan.
Të dyja rastet u regjistruan në pjesën e parë, kur rezultati ishte i barabartë 0 me 0. Broja po ashtu fitoi dhe goditje dënimi gjatë ndeshjes, që nxorrën ekipin përpara.
sport,Armando Broja,kombetarja shqiptare , Armando Broja,kombetarja shqiptare