Shqipëria u mposht minimalisht nga Suedia në Stokholm. Kuqezinjtë humbën falë një goli të shënuar nga Nilsson në minutën e 62’. Humbe dinjitoze me një paraqitje të kënaqshme nga djemtë kuqezi. Raste, gol i anulluar dhe një penallti e dhënë për Armando Brojën ishin disa tema kryesore të sfidës.
Paraqitjen e kuqezinve e vlerëson edhe media italiane, TuttoMercatoWeb, e cila në artikullin e saj për ndeshjen shkruan se fitorja e suedezëve erdhi nga një ‘shpikj’e e Kulusevskit, i cili nga hiçi nxorri një krosim për sulmuesin Nilsson.
ARTIKULLI:
Shpikja e Kulusevskit dhe Suedia mposht Shqipërinë 1:0
Suedia kaloi një Shqipëri më të mirë në ndeshjen miqësore të luajtur në Friends Arena në Solna: 1-0 rezultati i ndeshjes, i vendosur nga goli i Nilsson në minutën e 62-të i asistuar nga ish-lojtari i Juventusit, Kulusevski.
Sa i përket lojtarëve të Serisë A, në skuadrën suedeze Hien i Atalantës hynë në lojë në minutën e 86-të, ndërsa në anën tjetër Djimsiti i Atalantës dhe Asslani i Interit luajtën të dy nga 90 minuta, Ramadani i Leçes 82 dhe Bajrami i Sassuolo 77. si Hysaj nga Lacio që hyri në lojë në minutën e 74-të.
sport,kombetarja shqiptare , kombetarja shqiptare