Kanë përfunduar baras 0-0 45 minutat e para të ndeshjes miqësore mes Suedisë dhe Shqipërisë.
Në minutën e 13-të, Armando Broja bëri një depërtim fantastik, por që u pengua në zonë dhe çuditërisht gjyqtari nuk akordoi penallti.
Rast të artë pati Emil Forsberg, por goditja e tij u ndal nga shtylla e jashtme.
Shqipëria shënoi gol në minutën e 24-të me Armando Brojën, por që ai u anulua për pozitë jashtë loje.
Ishte minuta e 39-të, kur Isak goditi nga distanca, por Thomas Strakosha intervenoi.
Vetëm një minutë më vonë, Gustafson i vendasve u gjend në pozitë të mirë shënimi, por sërish Thomas Strakosha ishte në vend me një tjetër pritje fantastike.
Kësisoj 45 minutat e para u mbyllën ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0. /Telegrafi/
sport,kombetarja e suedise,kombetarja shqiptare , kombetarja e suedise,kombetarja shqiptare