Legjenda braziliane, Ronaldo Nazario da Lima po e mbështet Manchester Cityn për të bërë histori këtë sezon duke fituar titullin e tyre të katërt radhazi në Ligën Premier.
Nën drejtimin e Pep Guardiolës, City e ka fituar ligën pesë herë në shtatë sezone.
Tani, ata po synojnë një arritje të rrallë që asnjë klub nuk e ka arritur që nga viti 1888 kur filloi liga e parë angleze.
Guardiola ka eksperiencë në të tilla rekorde pasi këtë e ka arritur më parë me Barcelonën dhe Bayern Munichun.
City mbetet një pretendent i fortë, duke qenë një pikë pas rivalëve të Arsenalit dhe Liverpoolit pas barazimit të fundit 1-1 me Reds.
Në një intervistë për Daily Mail, Ronaldo u pyet se kush mendon se do të fitojë këtë sezon titullin e Ligës Premier dhe ai u përgjigj drejtpërdrejt, “City”.
Guardiola gjithashtu deklaroi me guxim në dhjetor se ai besonte se City do ta fitonte përsëri ligën.
Megjithatë, pas barazimit me Liverpoolin, ai pranoi se konkurrenca do të jetë shumë e ashpër.
sport,Premier League,Ronaldo Nazario , Premier League,Ronaldo Nazario