Një lojtar egjiptian ka pësuar një atak në zemër gjatë ndeshjes dhe mjekët po luftojnë për jetën e tij. Në ndeshjen mes Future dhe Al Ittihad, Ahmed Refat pësoi një atak në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital.
Klubi i tij ka lëshuar një deklaratë për shtyp:
“Zemra e Ahmed Refatit ndaloi për më shumë se një orë, falë të gjitha përpjekjeve për ringjallje nga stafi mjekësor pranë stadiumit, rrahjet e zemrës së tij u përmirësuan gradualisht. Megjithatë, gjendja e tij ende nuk është stabile. Klubi është duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe ne do ta informojmë publikun për çdo gjë”, thuhet në deklaratën e ekipit.
🚨🚨سقوط مفاجئ لـ أحمد رفعت واقتحام عربة الأسعاف لأرضية الملعب لإنقاذ اللاعب 🚑 pic.twitter.com/2ztXduUJxf
— OnTime Sports (@ONTimeSports) March 11, 2024
sport,Egjipt , Egjipt