Real Madridi ka nënshkruar një kontratë të re me 16-vjeçarin spanjoll Jesus Fortea, marrëveshje kjo e cila tashmë do të jetë e vlefshme deri në vitin 2026.
Duke bërë këtë lëvizje Real Madridi ka siguruar shërbimet e njërit nga lojtarët më premtues të akademisë, i cili po konsiderohet si pasuesi ideal i Dani Caravajal pas pensionimit të këtij të fundit.
Pas skadimit të kësaj kontrate në 2026, Fortea do të mbush 18 vjet, që do të thotë se ai do të jetë i lirë që të rinovojë kontratën edhe për më shumë se tri vite.
I konsideruar gjerësisht si njëri prej talentëve me potencialin më të madh në futbollin spanjoll, Fortea siguroi kalimin tek Real Madridi rreth dy vite më parë pasi ishte pjesë e Atletico Madridit.
Ai u aktivizua tek grupmoshat U19 nën urdhrat e Alvaro Arbeloas, aty ku ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe i ka bindur të gjithë se është pasuesi ideal i Dani Carvajalit, dhe i ka të gjitha elementet që të zëvendësojë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Diario AS ka raportuar se tashmë madrilenët janë pajtuar me largimin e Vinicius Tobias, ndërsa do të synojnë që ta shesin përfundimisht edhe kartonin e Alex Jimenez i cili momentalisht është pjesë e Milanit në huazim. /Telegrafi/
sport,Dani Carvajal,Jesus Fortea,real madrid , Dani Carvajal,Jesus Fortea,real madrid