Në Afrikë pezullohen 62 futbollistë për mashtrim moshe

Lajme

Federata Kamerunase e Futbollit i ka pezulluar 62 lojtarë për mashtrim moshe, njoftojnë mediat afrikane, përcjell Gazeta Express.

Në mesin e të suspenduarve është edhe Wilfried Nathan Douala, mesfushor i Victoria United, i cili u përfshi në Kupën e Kombeve të Afrikës duke pretenduar se ishte veç 17 vjeç, me ç’rast ishte bërë edhe futbollisti më i ri i kësaj gare.

Por, realiteti qëndron ndryshe pasi lojtari në fjalë është më i vjetër dhe e ka gënjyer moshën e tij.

Këta 62 lojtarë, përfshirë Doualan, u pezulluan për identitet të dyfishtë: ata dyshohet se e kanë fshehur moshën e tyre të vërtetë. /Gazeta Express/



sport,afrike , afrike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *