Rei Manaj vazhdon të shënojë gola spektakolarë me goditje dënimi. Sulmuesi shqiptar ka realizuar sot përsëri me një gjuajtje të tillë në ndeshjen që Sivaspor humbi me shifrat 2-1 përballë Alaniaspor.
Një gjuajtje e jashtëzakonshme, e bazuar te forca e goditjes së lojtarit e cila kaloi murin dhe nuk i dha kohë të reagonte portierit kundërshtar. Ky i fundit nuk kishte se si, pasi gjuajtja e Manajt ka qenë me një shpejtësi marramendëse.
Sipas “beIN Sports”, është përllogaritur se shpejtësia e goditjes së tij kishte qenë 135 km/orë. Një statistikë mbresëlënëse për sulmuesin shqiptar i cili është kthyer në një nga protagonistët kryesorë të kampionatit dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave më të njohura turke që janë gati të blejnë kartonin e tij nga Sivaspor.
🌟 Rey Manaj’ın klas golü | #SVSvALY
🚀 135 km/h🎯 “Vuruş stili belli… Manaj, topa vurmadan önce kaleciler hamle yapıyor.”
👀 “İki golde de baraj hatalı…”🎙️ #beINSÜPERLİG pic.twitter.com/Np95aVBGOr
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) March 9, 2024
sport,Rei Manaj,Rey Manaj , Rei Manaj,Rey Manaj