Thierry Henry ka një teori pse Real Madridi ishte aq i etur për shitjen e dyshes Varane-Casemiro

Lajme

Thierry Henry ka ndarë me publikun teorinë e tij pse Real Madridi ishin aq të lumtur për shitjen e dyshes Varane dhe Casemiro tek Manchester United.

United shpenzoi rreth 34 milionë euro në vitin 2021 për transferimin e Raphael Varane. Vetëm një vit më vonë ata transferuan edhe Casemiron për shumën e 70 milionë eurove, por asnjëri prej tyre nuk i bindën tifozët me paraqitjet e tyre.

Koha e Varanes në ‘Old Trafford’ ka qenë e shoqëruar me lëndime dhe ai pritet të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit.

Casemiro ka kontribuar më shumë, ndonëse kishte humbur rreth tre muaj për shkak të një lëndimi që kishte pësuar.

“Ka një gjë për të cilën duhet t’i jepni atyre shumë merita, aftësia që ata kanë për tu siguruar se do të ndërtojnë një ekip duke mbajtur disa lojtarë nga ‘garda e vjetër’ në mënyrë që atë tu shpjegojnë lojtarëve të rinj që vijnë se çfarë është Real Madridi”, ka thënë fillimisht Henry për CBS Sports.

“Nëse Mbappe shkon atje, ata do të kenë një ekip që mund të dominojë Evropën dhe ligën e tyre për ndoshta gjashtë apo shtatë vjet për shkak se të gjithë janë të rinj”.

“Një gjë që ata e bëjnë shumë mirë është se e dinë se kur duhet të heqin qafe lojtarët. Nuk jam duke thënë për lojtarët që është logjike t’i heqësh qafe”.

“Po flas kur ishte koha e Ronaldos, ishte koha e Casemiros, ishte koha për Ozil, ishte koha për Varane, që kur e shikoj tani problemet që ka me gju, i kuptoj edhe më mirë”, përfundoi francezi. /Telegrafi/



sport,la liga,real madrid , la liga,real madrid

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *