Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ndëshkoi ashpër klubin turk, Konyaspor, për shkak të borxheve që u kishte disa lojtarëve dhe klubeve, përfshirë Rijekën dhe Zeljeznicarin.
Përkatësisht, Konyaspor nuk ia ka paguar një pjesë të parave Zeljeznicarit pas transferimit të Amir Hadziahmetovic, i cili pas disa viteve qëndrimi u shit te Besiktasi.
Gjithashtu, Konyaspor ka detyrime të pashlyera ndaj Rijekës për Robert Muric, si dhe disa ish-futbollistë të saj. Në total, Konyaspor detyrohet 1.4 milionë euro.
Për shkak të kësaj, FIFA vendosi të ndalojë transferimet në Konyaspor për tre afate të ardhshme transferimi.
Kjo do të thotë se klubi turk nuk do të mund të sjellë lojtarë këtë verë, dhe në dimrin dhe verën e vitit 2025, nëse nuk paguan borxhet.
“Ky dënim nuk është sportiv. Megjithatë, FIFA ka pranuar paditë e lojtarëve dhe klubeve. Ne do të shlyejmë borxhet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë zëdhënësi i Konyaspor, Yunus Derebag. /Telegrafi/
sport,FIFA , FIFA