Dinamo do të luajë përballë Teutës ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”. Kjo sfidë do të zhvillohet këtë të diel dhe pritet që të jetë mjaft interesante duke parë objektivat që dy ekipet kanë.
Dinamovitët i “tremben” paksa historisë që kanë përballë Teutës. Skuadra kryeqytetase në 14 ndeshjet e zhvilluara më parë në Superiore përballë “Djemve të Detit”, ka fituar vetëm 4.
Teuta në krahun tjetër ka triumfuar plot 8 herë, ndërsa 2 sfida kanë përfunduar në barazim.
Por për të thyer mallkimin e këtyre statistikave, Dinamos i vjen në ndihmë Dritan Mehmeti. Tekniku 44-vjeçar ka zhvilluar 3 ndeshje përballë Teutës dhe i ka fituar të gjitha.
Kështu që, Mehmeti pritet të jetë arsyeja për ekipin e tij për të marrë 3 pikët mjaft të vyera në këtë ndeshje, pasi Dinamo tashmë është një pretendent serioz për “Final Four”. /newsport.al/
sport,Dinamo,Superiore,teuta , Dinamo,Superiore,teuta