Tekniku italian Carlo Ancelotti, ka thënë se Thibaut Courtois dhe Eder Militao mund të jenë vetëm gjashtë muaj larg rikthimit në aksion, pasi kanë humbur gjashtë muajt e fundit për shkak të lëndimit të ligamentit.
Dyshja në fjalë ishin parë përsëri në stërvitje së fundmi teksa rikthimi i tyre po afrohet dhe kjo mund të jetë një shtysë e madhe për ekipin e Ancelottit në fazën kritike të sezonit, ndërsa madrilenët do të synojnë të mbyllin përfundimisht çështjen e fituesit të La Ligës.
“Data nuk është e përcaktuar, por ne duhet ta shfrytëzojmë në avantazhin tonë pushimin me kombëtare dhe më pas pushimin e vogël për shkak të Kupës së Mbretit”.
“Gjatë asaj kohe ata do të kryejnë detyra me ekipin. Pas ndeshjes së 14 prillit kundër Mallorcës, ata mund të jenë gati”, ka thënë Ancelotti.
Kjo do të thotë se Courtois dhe Militao do të riktheheshin vetëm shtatë ndeshje para përfundimit të ligës këtë sezon dhe para vizitës së Barcelonës në “Santiago Bernabeu” për El Clasico.
Në rast se Real Madridi kualifikohet tutje në Ligën e Kampionëve, dyshja në fjalë mund të jenë në gjendje të luajnë në ndeshjen e dytë të fazës çerekfinale të këtij kompeticioni në prill dhe më tutje.
Ai u pyet edhe nëse Real Madridi i ka tejkaluar pritshmëritë këtë sezon shkaku i lëndimeve.
“Duke marrë parasysh lëndimet, ne duhet ta kujtojmë se ekipi nuk është dorëzuar asnjëherë përkundër vështirësive, tani vjen pjesa e mirë, në prill dhe në maj kur gjërat janë në vijë. Ne do të shohim rikthimin e Militao dhe Courtois, dhe me këtë dinamikë mund të jetë një sezon shumë pozitiv”, përfundoi ai. /Telegrafi/
sport,la liga,real madrid , la liga,real madrid