Interi shkatërron Atalantan dhe shkëputet 12 pikë nga Juventusi

Lajme

Interi ka triumfuar 4-0 ndaj Atalantas në kuadër të javës së 26-të në Serie A.

Fillimisht, mysafirët ia dolën të shënonin me anë të Charles De Ketelaere në minutën e 11-të, por goli i tij u anulua për shkak të lojës me dorë.

Më pas, Nerazzurët filluan të dominon, ndërsa golin e parë për ta e realizoi Mateo Darmian (26’) me një asistim të Henrikh Mkhtitaryan.

Për 2-0 u përkujdes Lautaro Martinez që shënoi në minutën e 45+1-të me asistimin e Benjamin Pavard.

Edhe pjesa e dytë u dominua nga vendasit, që realizuan dy gola të tjerë.

Lautaro, fillimisht, dështoi nga penalltia në minutën e 54-të dhe nga topi i kthyer shënoi Federico Dimarco.

Për të vulosur fitoren e tyre u përkujdes Davide Frattesi, që shënoi në minutën e 72-të për 4-0.

Me këtë fitore, Interi ka thelluar diferencën nga vendi i dytë që është Juventusi (57) në 12 pikë, pasi kanë grumbulluar 69 sosh, ndërsa në xhiron e 27-të takohen me Genoan. /Telegrafi/



sport,atalanta,inter,serie a , atalanta,inter,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *