Dikur ishte një nga “yjet” e botës së futbollit. Ish-“pistoni” francez i krahut të majtë të sulmit, Franck Ribery prej thuajse 2 vitesh tashmë i ka varur “këpucët në gozhdë” dhe aktualisht është duke punuar si asisten te skuadra e italiane e Salerntina, klub për të cillin luajti në sezonet e tij të fundit si profestionit, mirëpo shumë shpejt kjo gjë mund të ndryshojë.
Sipas raportimeve më të fundit, të gazetës gjermane “Kicker”, ish-sulmues, po përfundon kursin e trajnerit dhe do të mirëpriste një rikthim te bavarezët për të trajnuar ekipin e të rinjve, ku mund të marrë në drejtmin e skuadrën e të birit, Seif Ribery, me këtë të fundit, që akutalisht është pjesë e skuadrës U13, të “Bavarezëve” të Bayern Munich.
Ndërkaq, kujtojmë se Franck Ribery ka veshur fanellën e Bayernit për 12 sezone, duke fituar, ndër të tjera, një Champions League, 9 tituj të Bundesliga, 1 Kupë të Ligës, 6 Kupa të Gjermanisë, 4 Superkupa të Gjermanisë, 1 Kupë të Botës për Klube dhe 1 Superkupë Evropiane. /abcnews.al
sport,Bayern Munich,franck ribery , Bayern Munich,franck ribery