Sfidojnë Vllazninë, por dy titullarë të Tiranës kanë një “sy” te sfida me Egnatian

Lajme

Tirana u ndal nga Laçi në duelin e javës së 25-të të Superiores, me bardheblutë që rrezikojnë “Final – Four”. Kryeqytetasit kthejnë tashmë fokusin te takimi i radhës, teksa përballë do të kenë Vllazninë.

Një ndeshje me rivalitet, teksa “Klasikja e Shqipërisë” gjithmonë premton spektakël. Tirana vihet përballë ekipit më të mirë të momentit në Superiore dhe në këto kushte do të luajë “all-in” vetëm për fitoren për të mos rrezikuar më pozitat në klasifikim.

Por Erbim fagu nuk do të jetë aspak i qetë, pasi dy lojtarë të bardhebluve janë në limitet e kartonëve.

Nëse ndëshkohen me shkodranët do të plotësojnë numrin 4-të të tyre dhe mungojnë në takimin tjetër me Egnatian.

Në këto kushte Erjon Hoxhallari dhe Rimal Haxhiu duhet të jenë shumë të kujdesshëm ndaj kuqebluve në mënyrë që të mos ndëshkohen me kartonë dhe të luajnë edhe ndaj kryesuesve të Egnatias.

Gjithsesi deri atëherë ka kohë dhe Tirana duhet të përgatitet maksimalisht për të tentuar rikthimin te fitorja në kampionat që iu mungon prej disa javësh.



sport,Superiore,tirana,vllaznia , Superiore,tirana,vllaznia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *