Një futbollist izraelit po përballet me ndjekjen penale në Turqi dhe largimin nga klubi i tij për solidaritet me viktimat nga Hamasi të 7 tetorit gjatë festimit të golit të tij.
Lojtari i Antalyaspor, Sagiv Jehezkel ngriti një dorë të lidhur me fashë, aty ku thuhej: “100 ditë. 7/10”, duke iu referuar 100 ditëve që kur Hamasi nisi sulmet vdekjeprurëse në Izraelin jugor, duke vrarë të paktën 1,300 njerëz. Rreth 240 njerëz u kthyen gjithashtu në Gaza si pengje, me rreth 132 prej tyre që ende nuk dihet fati i tyre.
Turqia ka akuzuar Jehezkelin për mbështetjen e “masakrës së Izraelit në Gaza”. Lojtari, i cili po hetohet për “nxitje publike të popullatës për urrejtje dhe armiqësi”, u ndalua përpara se të lirohej në pritje të një gjyqi të hënën.
Sipas gazetës lokale DHA, Jehezkel dha një deklaratë ku pretendonte se nuk ishte “pro-luftës”.
“Unë nuk jam një person pro luftës… ka ushtarë izraelitë të kapur në Gaza. Unë jam dikush që besoj se kjo periudhë 100-ditore duhet të përfundojë tani. Unë dua që lufta të përfundojë”, ka thënë ai.
Megjithatë, Yilmaz Tunc, Ministri i Drejtësisë i Turqisë, tha se një hetim ishte nisur për shkak të “veprimit të shëmtuar të lojtarit në mbështetje të masakrës së Izraelit në Gaza”.
Ndërkohë, Jehezkel është suspenduar nga klubi i tij për veprim “kundër vlerave kombëtare të vendit tonë”.
Madje, Globe Eye Neës ka pohuar se Turqia ka vendosur të deportojë Jehezkel. /Telegrafi/
sport,izrael,sagiv jehezkel,turqi , izrael,sagiv jehezkel,turqi