Paris Saint-Germain e ka pranuar tashmë faktin që Kylian Mbappe do të largohet nga kryqyteti francez, për të nisur aventurën e ëndrrave në Spanjë, te Real Madrid.
Drejtuesit e klubit francez kanë filluar të lëvizin për të gjetur sulmuesit që do të plotësojnë “boshllëkun” e 25-vjeçarit.
Victor Osimhen dhe Rafael Leao janë dy lojtarët e spikatur nga drejtuesit parizienë për të zëvendësuar Mbappen.
Napoli dhe Milani vështirë se do t’i lëshojnë dy lojtarët më të mirë të ekipit, por PSG është i gatshëm të paguajë klauzolën e tyre.
180 milionë euro për Osimhen dhe 150 për Leaon, PSG pritet të shpenzojnë plot 330 milionë euro për të siguruar shërbimet e dy sulmuesve.
Shuma marramendëse, por për “xhepat” e presidentit Nasser Al-Khelaifi nuk janë aspak problem.
sport,Ligue 1,PSG , Ligue 1,PSG