Xhuliano Skuka shkaktoi një panik të madh te Partizani teksa në ndeshjen e Kupës së Shqipërisë përballë Kukësit, sulmuesi u dëmtua në minutën e 20’ dhe doli nga fusha e lojës me barrelë. Dhimbjet e forta dhe pamundësia për të vendosur këmbën në tokë bënë të dukej se dëmtimi ishte i rëndë dhe rrezikohej Final Four.
Fatmirësisht, pas ekzaminimeve mjekësore alarmi është ulur dhe Skuka do të mungojë vetëm 2-3 javë. Bomberi ka një tërheqje të gradës së parë, sipas shtypit të shkruar, një dëmtim jo i lehtë, por te Partizani gëzojnë pasi u shmang rreziku më i madh.
Skuka do të qëndrojë minimumi 14 ditë jashtë fushës dhe do të rikthehet në sfidën me Erzenin më 10 mars nëse gjithçka shkon mirë.
sport,Partizani,Superiore,xhuliano skuka , Partizani,Superiore,xhuliano skuka