Janë hapat e parë dhe shpresohet ta kenë nisur me këmbën e djathtë.
Kështu thuhet në Shqipër i kur dikujt i uron fat, e natyrisht shpresa është që bashkëpunimi me Manchester City të jetë i frytshëm.
Partneri i kampionëve të Anglisë dhe të Europës, Akademia e Futbollit “Dyrrah City” në Durrës, organizoi trajnimin për trajnerët shqiptarë të ekipeve të moshave nga 9 deri në 11 vjeç.
Lektorë ishin dy emra të njohur të Akademisë së City, Andy Smith dhe Gavin Rouds, të dy me licensa “A” të UEFA0s dhe që kanë mbi 30 vjet përvojë në futbollin e akademive.
Të pranishëm në këtë seancë ishin Gjergj Ndoci, drejtor ekzekutiv i “Dyrrah City”, Endri Hoxha, zv.ministër i sportit dhe Ilir Shulku, sekretari i përgjithshëm i FSHF-së. /abcnews.al
sport,dyrrah city,Manchester City , dyrrah city,Manchester City