Partizani në ankth, Skuka rrezikon të mbetet jashtë fushave për 4 muaj

Lajme

Partizani fitoi dje, por nuk festoi sa duhet pasi doli nga “Kukës Arena” me një “dëm” goxha të madh.

Xhuliano Skuka u desh të linte fushën e lojës pas vetëm 20 minutash në fushë.

Skuka u desh të linte fushën duke u transportuar me barrelë. Padyshim dëmtimi i tij në këtë fazë të sezonit i dëmton të kuqtë.

Mbrëmjen e djeshme, sulmuesit i është dashur thjesht të pushojë dhe sot do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të mësuar shkallën e dëmtimit. Fakti është se Skuka ka ende dhimbje të forta, duke krijuar dyshime për këputje të fijeve muskulore, çka do të ishte një goditje e madhe. Dëmtime të tilla kërkojnë rreth 4 muaj kohë për tu rikuperuar.

Në rastin më të mirë Skuka do të kishte tërheqje të gradës së dytë apo të tretë, që kërkon rreth dy muaj kohë rikuperimi.

Humbja e Skukës është një goditje e rëndë për Partizanin, pasi në javët e fundit dibrani ishte kthyer në formë dhe po tregohej vendimtar. /abcnews.al



sport,Partizani,Superiore,xhuliano skuka , Partizani,Superiore,xhuliano skuka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *