Gjiganti italian po mundohet në çdo mënyrë ta bind Toni Kroosin

Lajme

E ardhmja e Toni Kroos te Real Madrid vazhdon të jetë e paqartë kur mesfushori gjerman po kalon vitin e tij të 10-të në kryeqytetin spanjoll.

Mesfushori gjerman është futur në muajt e fundit të kontratës me Los Blacnos dhe ende nuk ka asgjë të rë sa i përket rinovimit.

Kroos shpesh herë ka deklaruar se pas përfundimit të kontratës me madrilenët do t’i japë fund karrierës së tij, por ende nuk ka një vendim përfundimtar.

Gazeta italiane La Stampa ka raportuar se drejtuesit e Juventusit po mundohen në çdo mënyrë ta bindin mesfushorin gjerman të transferohet në Allianz Stadium.

Te gjiganti italian janë të bindur se Kroos ka ende për të dhënë në futboll dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë dy vjeçare atij duke e bërë më të paguarin në klub.

34-vjeçari edhe këtë edicion ka shfaqur formë të shkëlqyer me fanellën e Los Blancos, ku në 32 ndeshje zyrtare ka realizuar një gol dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

Te Juventusi e duan me çdo kusht gjermanin, por pas tij është vënë edhe ish-skuadra e tij Bayern Munich që gjithashtu kërkon me çdo kusht transferimin e mesfushorit. /Telegrafi/



sport,JUVENTUS,serie a,Toni Kroos , JUVENTUS,serie a,Toni Kroos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *