Tirana përforcohet në sulm, Ahmataj buzëqesh pas 2 javëve

Lajme

Sulmuesi i Tiranës Patrick pritet të kthehet në fushat e blerta pas 2 javëve. Ishte trajneri i Tiranës Julian Ahmataj, që e zbuloi këtë gjë për mediet në përfundimin e ndeshjes Dinamo – Tirana(2-3).

Kështu bardheblutë do të përforcoheshin në sulm me një element që ka spikatur, për sa kohë ka luajtur. Pas ikjes së Florent Hasanit, e nevojshme është që braziliani të japë kontributin e tij.

Kujtojmë se dëmtimi në marsin e vitit të kaluar kundër Partizanit, e la për muaj të tërë me radhë. Rikthimi i tij ishte me Kukësin ku ishte vendimtar në përmbysjen e ndeshjes më 23 nëntor(3-2). Pas ndeshjes tjetër me Erzenin, ai sërish u detyrua të qëndrojë jashtë fushës së blertë.

Ndeshja e javës do jetë ajo kundër Skënderbeut. Në shtëpinë e saj, Tirana do kërkojë fitoren pasi më parë do ketë luajtur me Teutën në kampionat dhe Korabin për Kupë. /panoramasport/



sport,julian ahmataj,tirana , julian ahmataj,tirana

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *