Real Madridi ka një numër veteranësh në skuadër të cilëve do t’iu skadojë kontrata në fund të sezonit dhe teksa drejtuesit e klubit po përgatiten për një verë të ngarkuar, e ardhmja e tyre mbetet e pasigurtë.
Sidoqoftë, me shumë mundësi që të gjithë ata do të qëndrojnë në ekip, duke përfshirë këtu edhe Lucas Vazquez.
32-vjeçari i cili më herët është aktivizuar si sulmues dhe pastaj është shndërruar në mbrojtës të djathtë, është një ndër lojtarët që ka kaluar më së shumti vite tek Real Madridi.
Përveç eksperiencës së tij tek Espanyoli, ai ka qenë pjesë e madrilenëve për 17 vite dhe tani sipas mediumit spanjoll Relevo, klubi do t’i ofrojë atij një kontratë të re.
Megjithatë, kjo nuk e ka ndalur klubin që të vlerësojë opsionet e krahut të djathtë në treg, dhe lojtarë si Yan Cuoto dhe Juanlu janë përcjellur nga skautët e gjigantit spanjoll së fundmi.
Vazquez shpeshherë kishte marrë kritika gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu” megjithëse ai i ka rezistuar mirë atyre dhe në përgjithësi njihet si një lojtar që ka rol të rëndësishëm.
Rikthimi i tij në formë këtë sezon ka bindur krerët e klubit që t’i ofrojnë një kontratë të re. Vazquez thuhet se është i lumtur në Madrid edhe pse nuk ka shumë minuta në dispozicion.
Duket më se e mundshme që Vazquez do të vendos që të qëndrojë edhe një vit tjetër, por nuk ka dyshim që Real Madridi do të detyrohet që të shikojë në tregun e transferimeve për një zëvendësues afatgjatë të Dani Carvajal./Telegrafi/
sport,la liga,Lucas Vasquez,real madrid , la liga,Lucas Vasquez,real madrid