Milani ka mposhtur Napolin në “San Siro” me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 24-të të Serie A.
Napoli e nisi më mirë ndeshjen, duke rrezikuar i pari me Giovanni Simone në minutën e 10-të.
Milani në anën tjetër në rastin e parë arriti të shënojë, kur Rafael Leao gjeti Theo Hernandesin që shënoi për 1-0.
Pas tre minutash, Leao ka mundur të shënojë, por ishte Pierluigi Golini iai që i mohoi golin me një pritje bravoroze.
Në pjesën e dytë, Napoli kishte dy momente të mira, i pari kur kërkoi penallti për lojë me dorë, ndërsa i duti me Mateo Politanon, që gjuajti jashtë.
Në anën tjetër, Milani sërish rrezikoi me Leoan, i cili gjuajti jashtë.
Napoli në minutën e 83-të, ka mundur të shënojë me Frak Anguissan, por që goditja e tij shkoi jashtë.
Me këtë fitore Milani ka 52 pikë në vendin e tretë, ndërsa Napoli ka mbetur shumë prapa me 35 pikë në vend e nëntë. /Telegrafi/
sport,Milan,napoli,serie a , Milan,napoli,serie a