Vetëm tre ditë pas zyrtarizimit, Besiktasi projekton menjëherë si titullar Muçin për ndeshjen në kampionat

Lajme

Ernest Muçi është zyrtarizuar te Beshiktashi me bujë të madhe dhe jehonë në mediat sportive. Njëkohësisht tifozët e ekipit turk janë lumturuar me këtë afrim, pasi kanë ndjekur disa nga momentet më të mira të talentit shqiptar te Legia e Varshavës.

Vetëm tre ditë nga zyrtarizimi dhe Muçin e pret menjëherë vendi i titullarit. TRT Sport raporton se për ndeshjen e nesërme që do të luhet në orën 18:00 mes Kaysespor dhe Beshiktas, Muçi do të jetë titullar. Por mbetet të shihet ende se cili do të jetë vendimi i trajnerit deri nesër, ndërsa sot është zyrtarizuar fakti se Ernesti do të jetë pjesë e skuadrës për atë takim. /Sport Ekspres/



sport,Besiktas,Ernest Muci,superliga turke , Besiktas,Ernest Muci,superliga turke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *