Barcelona tash e një kohë ka qenë në kërkim të një mesfushori që është fizikisht i mirë dhe ka pak a shumë të njëjtin profil si të Yaya Youres.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, mendon se mesfushori i Evertonit, Amadou Onana, i ka të gjitha tiparet e nevojshme për të mbuluar këtë pozicion tek blaugranasit.
Sipas gazetës spanjolle AS, Onana do t’i kushtonte Barcelonës 40 milionë euro gjatë verës. Mesfushori shtatgjatë njihet për punën e madhe që bën në fushë duke vrapuar sa në mbrojtje dhe në sulm dhe kjo natyrish që ka kapur syrin e drejtuesve katalanas.
Megjithatë, për të realizuar këtë transferim Barcelona fillimisht duhet të shesë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar veror, për t’iu shmangur problemeve financiare.
Dyshja Frenkie De Jong dhe Ronald Araujo është raportuar se mund të jenë dy të ‘sakrifikuarit’ e Barcelonës, njëherësh edhe për shkak të pagave të tyre të larta.
Oriol Romeu i cili u transferua nga Girona nuk ka arritur që të lë mbresa tek Xavi me performancat e tij, kështu që zëvendësimi i tij po shihet si më se i nevojshëm.
Për të siguruar shërbimet e Onanas, Barcelona do të duhej të mposhte konkurrencën e ashpër të klubeve si Chelsea dhe Manchester United. /Telegrafi/
sport,BARCELONA,deco,la liga , BARCELONA,deco,la liga