Declan Rice preferonte transferimin te rivali i Arsenalit, siç zbulohet nga një mesazh privat

Lajme

Declan Rice dëshironte transferimin tek rivali i Ligës Premier, para se në fund të siguronte kalimin tek Arsenali në Londër.

Shpresat e Arsenalit për titull të kampionit morën një shtysë të madhe javën e kaluar, teksa “Topçinjtë” arritën një fitore me rezultat 3-1 ndaj Liverpoolit.

Rice ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm për Arsenalin gjatë kësaj kohe, pasi u transferua aty nga West Hami verën e kaluar për shumën e 105 milionë eurove.

Reprezentuesi anglez, i cili u rrit në akademinë e Chelseat, mori disa oferta të ndryshme nga klubet e Ligës Premier, para se të transferohej në veri të Londrës. Por, sipas ish-asistentit të Chelseat, Jody Morris, dëshira kryesore e Rice ishte që të rikthehej përsëri në “Stamford Bridge”.

“Unë i dërgova një mesazh Declan Rice kur ishte tek Chelsea dhe e pyeta nëse ai do të rikthehej, edhe pasi u lirua nga klubi”, ka thënë Moris.

“Ai ishte një qendërmbrojtës gjatë asaj kohe dhe kishte shumë njerëz që thanë se ai nuk duhej të lirohej atë kohë, por në retrospektivë, ishte ndoshta gjëja më e mirë për të duke konsideruar të gjitha gjërat e mrekullueshme që i ka bërë tek West Hami”.

“Unë gjithmonë i thoja Lampardit se sa i mirë do të ishte Rice për ne gjatë kohës kur N’Golo Kante vazhdimisht lëndohej, ne e pyetëm Declan nëse ai dëshironte të rikthehej dhe ai tha: Unë jam një tifoz i Chelseat, natyrisht që do të doja”, përfundoi Morris. /Telegrafi/



sport,arsenal,Declan Rice,Premier League , arsenal,Declan Rice,Premier League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *