Big Brother VIP Albania 3 ka nisur mbrëmjen e djeshme duke marrë kështu vëmendjen kryesore në Shqipëri e diasporë. Deri tani kanë hyrë plot 18 banorë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe 6 të tjerë pritet të hyjnë të martën.
Shumica e shikuesve po ‘studiojnë’ profilet dhe sjelljet e banorëve për të gjetur të preferuarin e tyre, ndërsa disa të tjerë e kanë zgjedhur që në fillim. Një prej këtyre të fundit është edhe Taulant Seferi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka nisur që tani fushatën dhe është në mbështetje të Romeo Veshajt.
Romeo shihet si një nga pretendentët e këtij edicioni duke qenë se është vëllai binjak i ish-finalistit të BBVA1, Donaldit. “Me ty vëlla deri në fund”, shkruan Seferi në një postim në Instagram duke treguar të preferuarin e tij. /newsport.al/
sport,big brother vip 3,Taulant Seferi , big brother vip 3,Taulant Seferi