Tashmë Kosova do të bëhet me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht. Stadiumi i ri që do të jetë “shtëpia” e përfaqësues së Kosovës, nuk do të jetë “Fadil Vokrri”, por “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Lajmin për nisjen e punimeve në stadium “Adem Jashari”, e ka bërë të ditur vetë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku. Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar, ministri Çeku tregon se kushtet e ndërtimit dhe leja janë siguruar, si dhe janë paguar borxhet.
“Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. ️ E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit. Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar. Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, shkruan ministri Hajrulla Çeku. /newsport.al/
sport,kombetarja e kosoves , kombetarja e kosoves