Atletico Madrid po mendon që tani për merkaton e verës. Synimi i “Los Colchoneros” është që të përforcojë ekipin dhe këtë do ta nisin që nga reparti ofensiv, ku kanë gati dhe lojtarin e dëshiruar si nga drejtuesit ashtu dhe Diego Simeone.
Mediat spanjolle raportojnë se Atletico ka si opsion për verën e ardhshme, sulmuesin anglez, Mason Greenwood. Aktualisht ky i fundit aktivizohet te Getafe në La Liga, por kartoni i tij është në pronësi të Manchester United. Anglezët me shumë mundësi do të heqin dorë përfundimisht nga Greenwood në verë dhe Atletico është e gatshme të përfitojë.
22-vjeçari po kalon një formë të mirë këtë sezon. Në 22 paraqitje mes kampionatit spanjoll dhe Kupës, sulmuesi ka shënuar 7 gola, teksa ka asistuar në 4 të tjerë. /newsport.al/
sport,Atletico Madrid,la liga,mason greenwood , Atletico Madrid,la liga,mason greenwood