Manchester United përfundoi sezonin 2022/2023 larg asaj që kishin pritur nën urdhrat e Erik ten Hag dhe ende kanë besim në holandezin.
Ka vend për dyshime nga bordi i Djajve të Kuq te holandezi, duke marrë parasysh transferimet që ka bërë, ndërsa përmende si ai i Lisandro Martinez ose Antony.
Pikërisht, lojtari brazilian ka qenë një nga zhgënjimet më të mëdha të sezonit te Manchester United, i cili kujtojmë se mori shërbimet e sulmuesit 23-vjeçar në këmbim të 95 milionë eurove.
Braziliani nuk ka arritur të bëjë ndikim në lojën e Manchester United dhe kur të hapet afati kalimtar më 1 korrik, klubi anglez do të dëgjojë ofertat.
Me gjithsej 10 gola dhe pesë asistime në 45 ndeshje të luajtura, Antony mund ta gjejë veten jashtë planeve të Djajve të Kuq një vit pas ardhjes së tij nga Ajaxi.
Kjo padyshim që është një goditje për stafin menaxhues, duke lënë të kuptohet se ata kanë djegur afro 100 milionë euro për një lojtar që nuk e ka përmbushur këtë çmim.
Për Manchester United është një detyrë pothuajse e pamundur të rikuperojë investimin e bërë në futbollistin brazilian, por shpreson që fitojë së paku 50 milionë euro. /Telegrafi/
sport,Antony,Manchester United,Premier League , Antony,Manchester United,Premier League