Marcus Rashford vazhdon të mbetet një objektiv shumë i madh i gjigantit francez Paris Saint Germain.
Sipas Sky Sports , Paris Saint-Germain nuk ka hequr dorë tërësisht nga ndjekja e Marcus Rashford .
PSG është përpjekur dhe ka dështuar të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester United në të kaluarën dhe u pengua plotësisht kur ai nënshkroi kontratën afatgjate me gjigantin anglez.
Mes problemeve të tij të fundit në Man United, PSG thuhet se po i shijon sërish shanset e tyr vetëm dhe vetëm nëse Rashford tregon ‘një mendje’ se dëshiron të largohet nga Old Trafford.
Rashford ka probleme kohëve të fundit me klubin anglez kur ai gënjeu për mungesën e stërvitjes për shkak të festës.
Megjithatë , ai i kërkoi falje Erik ten Hag dhe që atëherë është kthyer në ekipin e parë.
Në 22 ndeshje në Ligën Premier, sulmuesi ka kontribuar me pesë gola dhe dy asistime deri më tani. /Telegrafi/
sport,Ligue 1,Manchester United,Marcus Rashford,Premier League,PSG , Ligue 1,Manchester United,Marcus Rashford,Premier League,PSG