La Liga

Ronaldo tregon motivin e papritur që e çoi nga Barcelona te Interi

Ronaldo, ish-futbollisti i Barcelonës, Interit, Milanit dhe Real Madridit, ka rrëfyer se vendimi për t’u larguar nga klubi katalanas dhe për t’iu bashkuar Interit u ndikua nga kushtet financiare. Braziliani qëndroi vetëm një sezon në Barcelonë, përpara se në verën e vitit 1997 të transferohej te…

Ronaldo tregon motivin e papritur që e çoi nga Barcelona te Interi

Ronaldo, ish-futbollisti i Barcelonës, Interit, Milanit dhe Real Madridit, ka rrëfyer se vendimi për t’u larguar nga klubi katalanas dhe për t’iu bashkuar Interit u ndikua nga kushtet financiare.

Braziliani qëndroi vetëm një sezon në Barcelonë, përpara se në verën e vitit 1997 të transferohej te skuadra italiane.

Interi pagoi 26.5 milionë euro për shërbimet e tij. Në Milano, “Fenomeni” la menjëherë gjurmë me paraqitjet e tij, por më pas ritmi i tij u pengua nga dëmtimet.

Gjatë sezonit të vetëm në “Camp Nou”, Ronaldo ishte lojtari më i spikatur i ekipit, duke realizuar 47 gola në 49 ndeshje. Megjithatë, vetëm pas gati 30 vitesh ai ka zbuluar arsyen që e shtyu të largohej nga Barcelona.

“Barcelona më bleu për 20 milionë dhe unë mora një pjesë të mirë të asaj shume. Atje fitoja dy milionë në vit, ndërsa Interi më ofroi tetë. Kjo është arsyeja pse vendosa të largohem”, deklaroi Ronaldo në podkastin “Stick to Football”.