Premier League

Nottingham Forest mposht Chelsean në një përballje me pesë gola

Nottingham Forest siguroi një fitore 3-2 ndaj Chelseat, në një ndeshje të luftuar dhe spektakolare të xhiros së 12-të të Ligës Premier. Ekipi vendas e zhbllokoi takimin që në minutën e pestë, kur Igor Jesus e dërgoi topin në rrjetë për avantazhin 1-0. Epërsia e Nottingham Forest u bë edhe më e…

Nottingham Forest mposht Chelsean në një përballje me pesë gola

Nottingham Forest siguroi një fitore 3-2 ndaj Chelseat, në një ndeshje të luftuar dhe spektakolare të xhiros së 12-të të Ligës Premier.

Ekipi vendas e zhbllokoi takimin që në minutën e pestë, kur Igor Jesus e dërgoi topin në rrjetë për avantazhin 1-0.

Epërsia e Nottingham Forest u bë edhe më e thellë në minutën e 51-të. Morgan Gibbs-White ekzekutoi me sukses penalltinë dhe shënoi për 2-0.

Chelsea reagoi menjëherë, duke shënuar vetëm tri minuta më vonë me Emmanuel Emeghan, i cili ngushtoi diferencën në 2-1.

Megjithatë, vendasit nuk lejuan që kundërshtari të rikthehej në lojë. Në minutën e 72-të, Gibbs-White realizoi golin e tij të dytë personal për ta çuar rezultatin në 3-1.

Emegha shënoi përsëri në minutën e 89-të dhe vendosi shifrat 3-2, por goli i vonshëm nuk i mjaftoi Chelseat për të shmangur humbjen.

Pas kësaj ndeshjeje, Chelsea renditet i teti me 16 pikë, ndërsa Nottingham Foresti pozicionohet në vendin e 14-të.