Premier League

Pochettino zbulon kohën e rikuperimit, Baleba do të qëndrojë jashtë fushave deri në tre muaj

Mesfushori i Manchester Unitedit, Carlos Baleba, do të mungojë deri në fund të vitit 2026, pasi Mauricio Pochettino ka konfirmuar se dëmtimi në muskujt e pasmë të kofshës është më serioz nga sa ishte parashikuar. Futbollisti kamerunas pësoi lëndimin më 3 nëntor, gjatë sfidës së Ligës së Kampionëve…

Pochettino zbulon kohën e rikuperimit, Baleba do të qëndrojë jashtë fushave deri në tre muaj

Mesfushori i Manchester Unitedit, Carlos Baleba, do të mungojë deri në fund të vitit 2026, pasi Mauricio Pochettino ka konfirmuar se dëmtimi në muskujt e pasmë të kofshës është më serioz nga sa ishte parashikuar.

Futbollisti kamerunas pësoi lëndimin më 3 nëntor, gjatë sfidës së Ligës së Kampionëve kundër Romës. Ai ndjeu dhimbje teksa po përpiqej të depërtonte në zonën kundërshtare dhe u largua nga loja mes lotësh.

Që prej asaj ndeshjeje, Baleba nuk është aktivizuar më. Në fillim, ish-trajneri Michael Carrick kishte bërë të ditur se mungesa e tij do të zgjaste disa javë.

Por deklarata e fundit e Pochettinos ka sjellë një skenar më shqetësues. Sipas trajnerit, mesfushori pritet të jetë i padisponueshëm për 10 deri në 12 javë, duke e nisur llogaritjen nga dita kur ndodhi dëmtimi.

“Baleba u lëndua në ndeshjen ndaj Romës dhe stafi mjekësor na informoi se do të mungojë për 10 deri në 12 javë”, u shpreh Pochettino në konferencën për shtyp të së premtes.

Për pasojë, 23-vjeçari do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të vitit 2026, mes tyre takimet me Brentfordin, Newcastle Unitedin, Coventryt dhe Leipzigut. Ai pritet të mungojë gjithashtu në përballjet e rëndësishme të kampionatit ndaj Crystal Palace, Arsenalit, Nottingham Forestit, Sunderlandit dhe Brightonit.

Problemet e tij mund të zgjasin edhe në janar, muaj gjatë të cilit Manchester Unitedi do të përballet me Neëcastle Unitedin, Aston Villën, Bayern Munichun, Liverpoolin dhe Villarrealin.

Koha e rikthimit do të përcaktohet nga mënyra se si do të ecë rehabilitimi, ndërsa mungesa e Balebas përbën një goditje të rëndësishme për skuadrën në një periudhë me një kalendar të ngjeshur.