Premier League

Maresca kritikon ashpër arbitrimin në Angli: Tri vendime që dëmtuan Manchester Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka ngritur shqetësime për nivelin e arbitrimit në Ligën Premier, duke pretenduar se disa vendime të diskutueshme kanë ndikuar negativisht te skuadra e tij pas pushimit ndërkombëtar. City nuk ka arritur të fitojë në katër ndeshjet e fundit të kampionatit,…

Maresca kritikon ashpër arbitrimin në Angli: Tri vendime që dëmtuan Manchester Cityn

Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, ka ngritur shqetësime për nivelin e arbitrimit në Ligën Premier, duke pretenduar se disa vendime të diskutueshme kanë ndikuar negativisht te skuadra e tij pas pushimit ndërkombëtar.

City nuk ka arritur të fitojë në katër ndeshjet e fundit të kampionatit, ndërsa Maresca mendon se gabimet e gjyqtarëve kanë ndikuar në të paktën dy prej këtyre rezultateve.

Tekniku italian solli si shembuj tri episode konkrete: dy prej tyre në sfidën ndaj Brightonit dhe një në ndeshjen e fundit kundër Fulhamit.

“Në tri, katër apo pesë ndeshjet e fundit, ndoshta që nga pushimi ndërkombëtar, kam vënë re edhe më shumë gjëra. Kam parë situata që nuk më kanë pëlqyer”, u shpreh Maresca.

Ai iu referua fillimisht një rasti në përballjen me Brightonin, ku Lewis Dunk preku topin me të dy krahët, por nuk u akordua penallti.

“Në gjithë jetën time nuk kam parë një lojtar ta prekë topin me të dy krahët dhe gjyqtari të mos japë penallti. Për shembull, ishte rasti i Lewis Dunk kundër Brightonit. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Të dy krahët, nëse ju kujtohet, dhe nuk pati penallti”, deklaroi ai.

Maresca përmendi edhe një tjetër episod nga e njëjta ndeshje, kur topi goditi krahun e shtrirë të Luka Vuskovicit, duke e krahasuar skenën me një aksion volejbolli.

“Rasti tjetër kundër Brightonit ishte ai kur dukej sikur po luhej volejboll, sepse topi goditi krahun e shtrirë të Luka Vuskovicit”, shtoi trajneri.

Sa i përket ndeshjes me Fulhamin, italiani vuri në diskutim vendimin për një ndërhyrje ndaj portierit, duke argumentuar se pamja e ndalur mund të krijojë një përshtypje të ndryshme nga ajo që ndodhi gjatë aksionit.

“Nëse e ndalni pamjen në çastin kur portieri e ka topin aty, duket si faull. Megjithatë, në dinamikën e aksionit ai nuk po e kontrollon topin. Madje, as vetë portieri nuk mendon se e ka kapur topin”, tha Maresca.

Në përfundim, trajneri i Cityt pranoi se vendimet u takojnë gjyqtarëve, por nënvizoi se skuadra duhet të dijë të përshtatet me rrethana të tilla.