La Liga

Simeone kërkon afrime në janar për të rivalizuar Barcelonën dhe Real Madridin

Diego Pablo Simeone ka pranuar se Atletico Madrid ka nevojë për përforcime gjatë merkatos së dimrit. Trajneri argjentinas e bëri këtë deklaratë në konferencën për shtyp para përballjes së së shtunës në La Liga ndaj Elches. Ai bëri të ditur gjithashtu se po diskuton me drejtorin sportiv Mateu…

Simeone kërkon afrime në janar për të rivalizuar Barcelonën dhe Real Madridin

Diego Pablo Simeone ka pranuar se Atletico Madrid ka nevojë për përforcime gjatë merkatos së dimrit. Trajneri argjentinas e bëri këtë deklaratë në konferencën për shtyp para përballjes së së shtunës në La Liga ndaj Elches.

Ai bëri të ditur gjithashtu se po diskuton me drejtorin sportiv Mateu Alemany për mundësinë e transferimit të lojtarëve të rinj në janar.

“Po flasim me të për të punuar dhe për të vijuar përmirësimin. Duke respektuar mundësitë e klubit, po, kemi nevojë për lojtarë”, u shpreh Simeone.

Sipas tij, afrimi i futbollistëve të rinj mund të luajë një rol vendimtar në përpjekjen e Atletico Madridit për të mos humbur kontaktin me Barcelonën dhe Real Madridin në pjesën e dytë të sezonit.

“Është e qartë se duhet të forcohemi për të ruajtur pozicionin ku ndodhemi; në të kundërt, gjithçka bëhet shumë më e vështirë”, deklaroi trajneri argjentinas.

Ndërkohë, Simeone nuk pranoi të përcaktonte numrin e pikëve që mund të nevojiten për triumfin në La Liga. Ai preferoi të përqendrohej te ndeshja e radhës ndaj Elches, ndërsa vlerësoi konkurrencën brenda skuadrës, pavarësisht rezultateve të fundit në shtëpi.