La Liga

Real Madridi zgjat bashkëpunimin me Brahim Diazin deri në vitin 2031

Real Madridi ka bërë të ditur se Brahim Diaz do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit deri më 30 qershor 2031, pas rinovimit zyrtar të kontratës. Marrëveshja e mëparshme e sulmuesit maroken përfundonte në verën e ardhshme, por ai ka vendosur ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me “Los Blancos”,…

Real Madridi zgjat bashkëpunimin me Brahim Diazin deri në vitin 2031

Real Madridi ka bërë të ditur se Brahim Diaz do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit deri më 30 qershor 2031, pas rinovimit zyrtar të kontratës.

Marrëveshja e mëparshme e sulmuesit maroken përfundonte në verën e ardhshme, por ai ka vendosur ta lidhë të ardhmen e tij afatgjatë me “Los Blancos”, skuadër ku luan që prej vitit 2019.

“Real Madrid CF dhe Brahim Diaz kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit tonë, i cili tani është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2031”, thuhet në komunikatën e klubit spanjoll.

27-vjeçari bëhet kështu lojtari i radhës që firmos një kontratë të re me Real Madridin, pas Arda Guler dhe Aurelien Tchouamenit, të cilët rinovuan gjatë javëve të fundit.

Qëndrimi i Diaz në Madrid nuk ishte i sigurt verën e kaluar, por Jose Mourinho ndërhyri për të penguar largimin e tij.

Këtë sezon, Brahim Diaz ka dhënë katër asistime në 10 paraqitje, ndërsa vetëm në një rast e ka nisur ndeshjen si titullar.

Gjatë AFCON 2025, ai u shpall golashënuesi më i mirë falë pesë golave të realizuar, ndërsa “Luanët e Atlasit” e mbyllën turneun në vendin e dytë.