Interi ka shënuar fitore ndaj Juventusit me rezultat 1-0 në derbin e javës së 23-të të Serie A.
Vendasit e nisën më mirë takimin duke rrezikuar me Federico Dimarcon në dy raste.
Në minutën e 37-të u zhbllokua takimi, kur një pasim i Benjamin Pavard u devijua në portë nga Federico Gatti për 1-0.
Edhe pjesë e dytë e nisi Interi më mirë, duke goditur shtyllën me Hakan Calhanoglu.
Juventusi reagoi me dy raste nga Dusan Vlahovic dhe Federico Gatti, por pa sukses.
Kjo bëi që Zonja e Vjetër te linte hapësira prapa, ku Nicolo Barella kishte rast shumë të mirë, por gjuajtja e tij u ndal nga Wojciech Szczesny.
Marko Arnautovic ka mundur ta mbyll ndeshjen në minutën e 87-të, por gjuajtja e tij nga afër u prit nga portieri i Juventusit.
Interi me këtë fitore shkon në kuotën e 57 pikëve, katër më shumë se Juventusi, ndërsa ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/
sport,inter,JUVENTUS,serie a , inter,JUVENTUS,serie a