Allegrit i kthehen dy yjet e skuadrës, janë gati për ndeshjen me Sassuolon

Lajme

Te Juventusi janë optimist se Federico Chiesa dhe Adrien Rabiot do të jenë në ndeshje ndaj Sassuolos, pasi sot ishin prezent në seancën stërvitore.

Bardhezinjtë do të përballen me Sassuolon më 16 janar, ndeshjen e fundit e javës së 20-të dhe duan fitore për të qëndruar afër Interit që fitoi ndaj Monzas të shtunën në mbrëmje.

Juventusi ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A dhe ka kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Lazion. Pavarësisht problemeve jashtë fushës në 18 muajt e fundit, Massimiliano Allegri e ka vënë skuadrën në garë për dy trofe këtë sezon.

Siç shkruan Calciomercato.com, Chiesa kreu të gjithë seancën stërvitore me skuadrën së bashku me shokët e tij të Juventusit dhe tani synon të marrë pjesë në përballjen e ardhshme me Sassuolo.

Adrien Rabiot ende është duke u stërvitur individualisht për momentin, por pritet t’i bashkohet bashkëlojtarëve për stërvitjen e së hënës.

Chiesa humbi dy ndeshjet e fundit të Juventusit për shkak të problemeve në gju, ndërsa Rabiot humbi fitoren në Kupën e Italisë ndaj Frosinone për shkak të një problemi në kofshë. /Telegrafi/



sport,allegri,Sassuolo , allegri,Sassuolo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *