Pas Marash Kumbullës, Sassuolo huazon edhe një futbollist shqiptar

Lajme

Klubi i Sasuolos ka zyrtarizuar sot huazimin e Marash Kumbullës nga Roma deri në fundin e këtij sezoni. Por mbrojtësi nuk ka qenë i vetmi futbollist shqiptar që u është bashkuar sot këtij klubi.

Klubi i Feralpisalo ka bërë të ditur se ka huazuar me të drejtë blerje të klubi i Serisë A djaloshin 16-vjeçar Brajan Gjyla. Sulmuesi i përfaqësueses U17 të Shqipërisë kishte qenë pjesë e Xhenoas, por tashmë kalon te Sasuolo që investon shumë te të rinjtë dhe i afron vazhdimisht te ekipi i parë.

Sipas klubit të Feralpisalo, marrëveshja e huazimit është deri në verën e vitit 2025, me Sasuolon që më pas mund të ushtrojë të drejtën e transferimit përfundimtar. /syri/



sport,Marash Kumbulla,Sassuolo,serie a , Marash Kumbulla,Sassuolo,serie a

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *