Armando Broja dhe Marash Kumbulla orë ankthi, kur mbyllet merkato në ligat evropiane

Lajme

Armando Broja dhe Marash Kumbulla janë të lidhur me një largim nga klubet respektive, kur jemi diçka më shumë se 24 orë nga fundi i afatit të transferimeve të janarit.

Broja pritet të jetë sot në fushë kundër Liverpoolit në “Anfield”, ndërsa West Ham, Fulham dhe Aston Villa janë pas tij, me Wolves që u larguan nga gara. Në Itali, e ardhmja e Kumbullës lidhet me Sassuolon, me palët që kanë gjetur akord të paktën për një huazim. Orët e fundit të merkatos duket se kanë futur në ankth legjionarët.

Informacion mbi merkaton në Evropë

Për sa i përket 5 ligave më të mira evropiane (Serie A, Premier League, Bundesliga, La Liga dhe Ligue 1), edhe këtë vit për të gjithë është konfirmuar një ditë e vetme e mbylljes së merkatos, e enjtja e 1 shkurtit.

Edhe një herë, oraret do të ndryshojnë. Nëse në Itali ora e mbylljes së merkatos është caktuar në 20:00, në Angli (Premier League) perdja ulet në orën 23:59 (me orën lokale), në të njëjtën kohë edhe për Spanjën (La Liga). Në Francë (Ligue 1) merkato mbyllet në orën 23:00, ndërsa mbyllet pak më herët në Gjermani (Bundesliga), në orën 18:00.

Edhe pjesa më e madhe e kampionateve europiane do të mbyllë merkaton e dimrit në datën 1 shkurt.

Vendet e tjera

Merkato e kampionatit turk do të vazhdojë deri në 9 shkurt, në Austri merkato përfundon më 6 shkurt dhe në Zvicër më 15 shkurt, datë e njëjtë me Kroacinë dhe Slloveninë.

Jashtë Evropës nuk ekziston më kërcënimi saudit. Merkato në Arabinë Saudite u mbyll më 30 janar, por ka ende kohë për të kaluar në Australi (7 shkurt) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (21 shkurt). Shtetet e Bashkuara hapën tregun sot më 31 janar dhe do vijojë deri më 23 prill.

Lojtarët e lirë

Deri më 25 shkurt do të jetë i mundur regjistrimi i lojtarëve të lirë, pra ata pa ekip dhe të lirë nga angazhimet kontraktuale me klubet e tjera.



lajme,sport,Armando Broja dhe Marash Kumbulla,merkato , Armando Broja dhe Marash Kumbulla,merkato

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *