Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se ndihet i çliruar pas njoftimit të vendimit për t`u larguar nga skuadra në fund të sezonit.
Pas disa humbejeve në garat spanjolle, Xavi nuk ka treguar gatishmëri për të vazhduar me drejtimin e skuadrës dhe këto ditë ka treguar për tërheqjen.
“Kemi mbërritur në një nga momentet më komplekse. Mendoj se puna jonë nuk do të vlerësohet kurrë. Më vjen keq ta them, por po e përsëris, të stërvisësh Barcelonën bëhet e pakëndshme. Të bëjnë të ndihesh sikur je i pavlerë. Unë fola për këtë me Pep, të njëjtën gjë më tha. E njëjta gjë ndodhi edhe me Valverden, pashë edhe Luisin Edhe Enrique të vuante”, ka thënë spanjolli.
Aktualisht në tabelën e La lIga të kryesuar nga Girona, Barcelona është vetëm në vendin e katërt.
sport,BARCELONA,xavi , BARCELONA,xavi