Serie A

Dëmtim i rëndë për Chukwueze, Milani pritet ta ketë jashtë deri vitin e ardhshëm

Milani njoftoi se Samuel Chukwueze është operuar me sukses në Londër për të riparuar një tendinë të këputur në muskulin e ijës së majtë. Ndërhyrja u krye nga profesori Ernest Schilders, në prani të mjekut të klubit, Stefano Mazzoni. Sipas njoftimit të kuqezinjve, lojtari do të kthehet sot në Itali…

Dëmtim i rëndë për Chukwueze, Milani pritet ta ketë jashtë deri vitin e ardhshëm

Milani njoftoi se Samuel Chukwueze është operuar me sukses në Londër për të riparuar një tendinë të këputur në muskulin e ijës së majtë.

Ndërhyrja u krye nga profesori Ernest Schilders, në prani të mjekut të klubit, Stefano Mazzoni. Sipas njoftimit të kuqezinjve, lojtari do të kthehet sot në Itali për të nisur rehabilitimin.

27-vjeçari nuk ka luajtur në katër ndeshjet e fundit të Milanit. Gazetari italian Gianluca Di Marzio raporton se mungesa e tij nga fushat pritet të zgjasë rreth tre muaj.

Përpara dëmtimit, Chukwueze e kishte nisur mirë sezonin si mbrojtës i krahut të djathtë. Ai kishte qenë titullar në gjashtë prej shtatë ndeshjeve të zhvilluara në Serie A.