Teuta po përgatitet për takimin e radhës në “Abissnet Superiore”. Durrsakët do të përballen të shtunën me Tiranën në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Dy humbjet e njëpasnjëshme në kampionat e bëjnë të rëndësishëm reagimin e “Djemve të Detit”. Një fitore do t’i afronte me Egnatian kryesuese, e cila ka krijuar një diferencë prej 4 pikësh.
Për Teutën, kjo pritet të jetë ndeshja e fundit përpara pauzës së kombëtareve. Një rezultat pozitiv do të zbuste disi klimën e tensionuar te durrsakët. Egnatia kaloi një situatë të ngjashme javë më parë, ndërsa Teuta tani synon të ngushtojë hendekun duke marrë tre pikët në këtë transfertë delikate në kryeqytet.
