Alejandro Balde është lënduar dhe Barcelona do të duhet t’ia dalë pa mbrojtësin e majtë për një kohë të gjatë, i cili pritet të mbetet për disa muaj jashtë fushave.
Duke marrë parasysh që gjiganti katalunas është në krizë të madhe financiare atëherë drejtuesit e klubit po shikojnë futbollistë me kosto të ulët.
Emri i ri në listën e gjigantit kataluans është ai i Sergi Cardonas, mbrojtësi i majtë që ka shkëlqyer këtë edicion me Las Palmas.
24-vjeçari ka kontratë vetëm edhe gjashtë muaj me skuadrën aktuale dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj.
Xavi e pëlqen shumë anësorin dhe e sheh si zgjidhje të problemit për krahun e majtë të mbrojtjes deri në kthim të Baldes nga lëndimi.
Drejtuesit e Barcelonës kanë pasur tanimë disa takime me agjentët e lojtarit dhe vet Cardona është i entuziazmuar për t’iu bashkuar Barcelonës.
Megjithatë katalunasit duhet të shpejtojnë për t’i siguruar shërbimet e tij, pasi në garë për spanjollin është edhe Atletico Madrid.
Cardona këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me Las Palmas, ku shquhet për lojën e mirë defensivë derisa ka bërë edhe një asistim. /Telegrafi/
sport,alejandro balde,BARCELONA,la liga,sergi cardonas , alejandro balde,BARCELONA,la liga,sergi cardonas