Barcelona ka lëshuar një deklaratë mjekësore me të cilën tregon se Alejandro Balde do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim pas lëndimit që pësoi të mërkurën e kaluar në ndeshjen ndaj Athletic Bilbao.
Sipas gazetës Marca, të enjten futbollisti iu nënshtrua testeve të ndryshme për të sqaruar se cila zonë ishte prekur dhe për të vendosur nëse duhej t’i nënshtrohej një operacioni.
Këtë të premte u zhvillua takimi final në të cilin u ra dakord që lojtari t’i nënshtrohej një operacioni për një çarje në tendin.
Koha e parashikuar e mungesës, edhe pse raporti mjekësor nuk e saktëson, është katër muaj ndaj ai i thotë lamtumirë sezonit dhe gjithashtu edhe Euro 2024 në të cilën kishte shpresa të mëdha për të marrë pjesë.
Në ditët në vijim, Balde do t’i nënshtrohet trajtimit kirurgjik nga doktor Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e shërbimeve mjekësore të klubit, në Turku të Finlandës.
“Analizat tregojnë se lojtari i ekipit të parë, Alejandro Balde, ka një dëmtim në tendinën në kofshën e djathtë”.
“Në ditët në vijim ai do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale nga doktori Lasse Lempainen, nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor të klubit, në Turku të Finlandës. Pasi procedura të jetë kryer, një deklaratë e re do të lëshohet”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.
Për Xavi është një humbje shumë e rëndësishme pasi e lë ekipin pa një mbrojtës të majtë specifik për një periudhë afatshkurtër. Marcos Alonso iu nënshtrua një operacioni disa javë më parë dhe pritet të rikuperohet para fundit të muajit. /Telegrafi/
sport,alejandro balde,BARCELONA,la liga , alejandro balde,BARCELONA,la liga