Lista e lojtarëve të lënduar të Barcelonës, dy lojtarë kanë humbur praktikisht sezonin

Lajme

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë së fundmi se klubi ka rikuperuar një numër të mirë të lojtarëve të cilët ishin të lënduar.

Këto komente në fakt nuk ishin një reflektim i situatës së vërtetë brenda klubit blaugranas, pasi Xavi ende nuk po mund të llogarisë në shërbimet e disa lojtarëve.

Lojtari i vetëm i lënduar i cili u rikuperua së fundmi ishte Joao Cancelo. Madje edhe ai nuk është fizikisht aq i aftë sa për ta nisur ndeshjen nga minuta e parë, të paktën nuk ishte kjo situata në ndeshjen e fundit ndaj Athletic Bilbaos në Kupën e Mbretit.

Gjatë përballjes me Bilbaon, Alejandro Balde pësoi një lëndim të muskujve hamstring, lëndim ky që mund ta lë atë jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit, kanë raportuar burime nga Spanja.

Lista e plotë e lojtarëve të lënduar të Barcelonës dhe data e mundshme e rikthimit të tyre.

Balde – lëndim i muskujve hamstring – me shumë mundësi jashtë për pjesën e mbetur të sezonit, mund të rikthehet në prill/maj.

Gavi – lëndim i ligamentit ACL – rikthehet sezonin e ardhshëm.

Marcos Alonso – lëndim në shpinë – rikthehet në shkurt.

Inigo Martinez – lëndim i muskujve hamstring – rikthehet në shkurt.

Raphinha – lëndim i muskujve hamstring – rikthehet në shkurt.

Andreas Christensen dhe Ronald Araujo mbeten në dyshim për ndeshjen e nesërme (e shtunë) ndaj Villarrealit./Telegrafi/



sport,BARCELONA,la liga , BARCELONA,la liga

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *